Krishtlindja është një festë që festohet me familjen, rasti për tu takuar me të afërmin dhe për të qëndruar së bashku. Por për Pierce Vaughna, stjuardese amerikane, këto Krishtlindje nuk mund t’i kalonte me prindërit e saj, sepse duhet të punonte në datat 24 dhe 25 dhjetor.
Babai i saj për të qëndruar pranë saj ka vendosur të prenotojë të gjitha fluturimet në të cilat shërbente vajza e tij. Kjo ngjarje e veçantë është treguar në Facebook nga Mike Levy, një pasagjer që ishte ulur pranë babait të vajzës Hal Vaughan në fluturimin Florida-Detroit.
‘Ky burrë ka vendosur të kalojë pushimet me vajzën e tij. Për këtë arsye ai ka marrë të gjithë avionët sot dhe nesër për të qenë pranë saj për Krishtlindje. Cfarë babai fantastik! Ju uroj një Krishtlindje të bukur”, ka shkruar Mike duke ndarë një foto të Pierce me uniformën e saj të stjuardesës dhe babait të vajzës së re, që buzëqesh i ulur në sediljen e pasagjerit.
Postimi i veçantë ka bërë xhiro në web dhe është ndarë edhe nga vetë Pierce: Udhëtimi i parë i babait tim me benefitet e tij ishte një sukses’, ka shkruar vajza duke ju referuar faktit që kompania për të cilën ajo punon, Delta Airlines, ofron udhëtime dhe tarifa të reduktuara për familjarët e punonjësve të tij.bw