Categories Lajme

“Vajzat marrin deri në 150 euro për një shërbim seksual”/ Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni

Shumë prej vajzave që punojnë në qendrat e masazheve vijnë nga zonat e thella të Shqipërisë. Naive dhe të padjallëzuara, ato i drejtohen kryeqytetit me dëshirën e vetme për të shpëtuar nga varfëria. Vajzat shkojnë në qendrat e masazheve për të punuar si masazhatore, por me kalimin e kohës gjërat ndryshojnë dhe në shantazh nga administratorët, detyrohen të japin shërbime ekstra.

Vitet e fundit ka një numër në rritje të shtimit të qendrave të masazheve me tendencë për vatër prostitucioni. Në 3 muajt e parë të këtij viti 9 persona u arrestuan në 3 qendra të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave punonjëse. Në vitin që lamë pas u kapën 11 persona, në 7 qendra masazhesh. Administratorët në të shumtën e rasteve kanë arritur të largohen.

Harta e shpërndarjes së qendrave që kanë rezultuar vatra prostitucioni është në të gjithë Tiranën, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në Astir, Rrugën e Kavajës, “21 Dhjetori”, Pazari i Ri e më gjerë.

Avokati Kujtim Cakrani tha në Report Tv se pakesët për shërbime seksuale brenda këtyre qendrave shkojnë deri në 150 euro.

“Në qendrat e masazheve çmimet shkojnë deri në 150 euro për 1 orë apo 1 orë e gjysmë, ndërsa çmime marramendëse paguhen eskortat nëpër hotele që shkojnë më shumë se 1 mijë euro”, tha ai.

Sociologia Entela Binjaku dhe aktivistja Suela Koçibelli konsiderojnë si shkaqe kryesore të këtij fenomeni, varfërinë dhe edukimin e pamjaftueshëm të marrë nga familjet nga vijnë.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacioneve të ndryshme për goditjen e rasteve të prostitucionit në qendra masazhesh janë hasur edhe raste të rikthimit të vajzave në punë të tilla, kur në një kohë të caktuar ishin tërhequr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME