Categories Lajme

Vaksinimi i personaliteteve, Rama: Është simbolike, reagim i padenjë nga ata që shfryjnë mllef

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Elbasan, ku edhe ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët në këtë qytet. Rama foli edhe për vaksinimin e personaliteteve 80-vjeç, duke theksuar se sipas tij reagimet pas komunikimit të këtij vendimi ka qenë i padrejtë.

Gjithashtu ai tha se nisja me personalitete të moshës 80-vjeç është më shumë një shenjë sensibilizmi apo ndërgjegjësimi për ata persona që dyshojnë tek efektiviteti i vaksinës.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me disa personalitet që janë 80-vjeçare për të dhënë një mesazh përkujdesjeje për ta sepse shoh njëfarë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një rrjedhje fjalësh për ta dhe nuk ma ha mëndja që do të dukeshim më bukur nëse ne do të duhet të përballeshim me humbjen e tyre për shkak të mungesës së vaksinës.

Po ashtu fushata e vaksinimit ka një aspekt tjetër që është edhe sensibilizimi i atyre që mendojnë se vaksina është e dëmshme. 

Pra fillojmë më kategorinë e 80-vjeçare por janë të parët në një ditë ku do të vaksinohen edhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me ta si një mënyrë simbolike. Është bërë një reagim i padenjë, mizerabël nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë më publikun duke u përpjekur të shfryjnë mllefin ndaj qeverisë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME