Situata tek Flamurtari, katër ndeshje pa asnjë pikë dhe vazhdimësia,ish futbollisti i mirënjohur i Flamurtarit dhe kombëtares shqiptare Vasil Ruci, pranon se duhet gjetur një zgjidhje, mes presidencës aktuale dhe bashkisë,e cila është pronare e klubit. Ruci shprehet se ligji i sportit është ai cfarë kërkohet, por në kushtet aktuale, dy drejtuesit e klubit, presidenca si administrator i klubit dhe bashkia si pronar i saj, duhet te ulen, qoftë edhe duke gjetur një zgjidhje emergjente,referuar ndoshta edhe një buxheti emergjence për situaten tek Flamurtari.Ish futbollisti dhe traineri i Flamurtarit Vasil Ruci,pranon se fakti që ndodhet jo shume pranë klubit,nuk e njeh mirë situatën referuar financave, por sa i përket skuadrës,lojtarët duhet të tregojnë se pavarsisht përgatitjeve të nisura me vonesë,në fushë të japin më të mirën e tyre. Gjithsesi Ruci pranon se beson tek e ardhmja, por atë skuadra duhet ta tregojë në fushë,ndërsa zgjidhja i mbetet bashkisë dhe administratorit actual. Ruci ka folur njëkohësishtë dhe për kampionatin,vduke cilësuar Kukësin si skuadër pretendonte, ndërsa Tirana, duhet të tregojë vazhdimësinë,pasi e ka nisur mjaft mirë,ndërsa sipas tij,Kukësi,Tirana dhe Partizani do të jenë pretendente deri në fund. Si një ish lojtar i kombëtares,Ruci ka edhe dicka për kombëtaren ku sipas tij,skuadra tashmë po tregon se ndryshimet me prurjet e reja po integrohen në skuadër, ndërsa nuk duhet kërkuar me detyrim kualifikimi.

