Categories Lajme

Vdes ushtari që la Gjermaninë për UÇK-në

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë të çmuar Adem Gashi.

Me fillimin e luftës në Kosovë, Ademi la Gjermaninë dhe iu përgjigj ftesës për luftën çlirimtare duke u kyçur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës ku shërbeu deri në fund të luftës.

Ademi shquhej si një burrë me karakter të fortë, dallohej me modestinë, burrërinë, sinqeritetin e mbi të gjitha atdhedashurinë dhe dëshirën për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

E nderuara familje Gashi, ne emrin tim personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, pranoni ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj, bashkëluftëtarit e mikut tonë!

Pushoftë në paqe miku dhe bashkëluftëtari ynë Adem Gashi. Vepra e tij u kujtoftë gjithmonë”, shkruan Berisha në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME