Categories Lajme

Veliaj: Keni të drejtë në kërkesat tuaja. Dialogoni me qeverinë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për TCH pas protestave të studentëve, u kërkoi atyre që të ulen të dialogojnë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

Kryetari i Bashkisë Tiranë i tha Top Channel-it në Londër se, ndonëse bashkia nuk ka kompetenca për arsimin e lartë, si kryebashkiak dhe si ish-aktivist i protestave ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”. Sipas tij, reformën në arsim shumë vetë e kanë keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë.
Duke folur për Top Channel në Londër, Erion Veliaj dha këtë mesazh për studentët protestues: “Thirrja ime për studentët është mos u influenconi nga partitë! Unë e di që në çdo fakultet dhe në çdo klasë janë lacat e partive që mundohen të ndezin disa zjarre të paqëna . Thirrja ime është mos mendoni për ata politikanë që kanë hallin vetëm të zgjedhjeve të ardhshme, Kryeministri i vendit dhe unë s’kemi fare merak zgjedhjet e ardhshme por sigurisht që kemi merak gjeneratën e ardhshme, ndaj thirrja ime është injoroni partitë.
PD e LSI ka hallet e veta dhe nuk mund të zgjidhë hallet e veta duke përdorur hallin e studentëve. Nëse studentët ulen, maksimizojnë këtë mundësi fantastike, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme bashkë”. Në lidhje me Kartën e Studentit, Veliaj tha: “Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do kishin ngelur të gjitha shtetërore. Për sa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një ndër detyrat që duhet të bëjmë, megjithatë pranoj më kënaqësi ta emetoj kartën e studentit por kjo është gjithashtu një gjë tjetër për të cilën duhet të ulemi.
Ne duhet të ulemi për t’u siguruar që me kartën e studentit, universiteti i Tiranës mund të shkonte në palestrën e Universitetit të Sporteve, me këtë kartën e Universitetit të Sporteve mund të shkonte në Bibliotekën e Politeknikut, por kjo janë të gjitha detaje që nëse universitetet nuk i realizojnë dot vetë, siç ishte plani fillestar, prapë mund t’i bëjë Bashkia por pa u ulur e pa diskutuar se çfarë platformash do vendosim në këtë kartë ështëe kotë që ne të themi po, po, po dhe ndërkohë nuk e implementojmë dot sepse nuk i kemi këto informacione dhe këtë dakordësi nga studentët dhe fakultetet”.
Erjon Veliaj ishte në Londër si i ftuar special i programit më popullor të Radio BBC World Service i quajtur The Weekend, që ndiqet nga miliona dëgjues nga e gjithë bota çdo të shtunë. Edhe pse programi diskuton ngjarje të rëndësishme të javës në botë, BBC i ka dhënë mundësi për të promovuar Tiranën dhe transformimet e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME