Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancë publike padinë e Sindikatës së Arsimit për VKM e llogaritjes së pagave për mësuesit. Seanca do të mbahet në orën 10:00. Gjykata ndryshoi formën e shqyrtimit të çështjes nga seancë plenare mbi bazë dokumentesh në seancë me praninë e palëve, ku përfaqësuesit do të kenë në dispozicion deri në 20 minuta për parashtrimet e tyre.
Me argumentin se vendimi krijon më së paku pabarazi dhe diskriminim, Sindikata e Mësuesve ka kërkuar shfuqizim të një pjesë të VKM-së, e cila sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh.
Bëhet fjalë pikërisht për kategorinë 2 dhe 3 të nivelit të diplomave, që sipas lidhjes 4 të VKM-së, përcakton vlerë shtesë në pagë sipas kualifikimit 10 mijë dhe 12 mijë lekë shtesë, ndryshe nga një kategori më sipër, që shpërblehet 14 mijë lekë.
