Categories Kuriozitete

“Venecia Holandeze”, njihuni me fshatin pa makina, që e ka marrë emrin nga brirët e dhisë

Një pjesëz ‘parajse’ mund të konsiderohet fshati turistik “Giethoorn”, në Holandë. “Giethoorn”, “Venecia Holandeze” është i vetmi vend në botë ku nuk kalojnë makina. Mes tij kalon një lum i pastër si kristali, ku mund të lëvizësh me varka.

Vendasit dhe vizitorët në “Giethoorn” kanë gjetur mënyra të ndryshme për të lëvizur si psh me biçikletë, varkë ose në këmbë.

Historiku i emrit të “Giethoorn”

Emri i fshatit daton që në shekullin XII, kur një fermer i asaj kohe zbuloi një koleksion me brirë që i përkisnin dhive të egra, që mendohet se ishin mbytur në kanalin që kalon mes fshatit, në vitin 1170 .

Në fillim fshati njihej me emrin “Goat horn”, që përkthehet në shqip “bri dhie”. Ndërsa sot njihet me emrin “Giethoorn”.

Nëse do të shkoni në “Giethoorn” ju nevojiten disa këshilla

Nëse doni të shijoni fshatin “Giethoorn”, fotografi Jan Brouwer ka disa sugjerime.

Për të bërë fotografi caktoni alarmin në orën 6 të mëngjesit dhe dilni për të bërë foto përgjatë kanalit përpara se varkat të nisen. Ose, prisni deri pas orës 6 pasdite kur vizitorët priren të shpërndahen. Në “Giethoorn” mund të shkoni vetëm duke marrë një tren dhe një autobus.

Për të shmangur turmat e njerëzve që e vizitojnë, zgjidhni muajt prill, maj, qershor ose shtator dhe mbani në mend se vizitat e ditëve të javës mund të jenë më të mirat, sesa fundjava. “Giethoorn” është vetëm 75 kilometra larg qendrës së Amsterdamit dhe nevojitet një dy-orësh, për të arritur në destinacion.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME