Categories Lajme

Vetëvrasja e adoleshentit në Gjirokastër, la pas shënime! Ja çfarë u kishte rrëfyer shokëve!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valarë të dielën më 20 Prill.

I riu, Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur ai u transportua me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por mjekët konfirmuan se i riu kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Burime pranë familjes bëjnë me dije se 17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike. Ai kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, megjithatë nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor.

Ekspertët kishin sugjeruar ndërhyrje të specializuar, por duket se sinjalet nuk janë marrë në kohë seriozisht. Vehipi kishte paralajmëruar aktin tragjik duke i rrëfyer mendimet e tij disa prej shokëve më të afërt. Ndërsa në banesë janë gjetur edhe disa shënime, ku i kërkon ndjesë prindërve, mësuesve, psikologes që e ka trajtuar dhe miqve për shqetësimet që mendonte se kishte shkaktuar.

Ai jetonte në fshatin Valarë me nënën dhe dy motrat më të vogla, ndërsa i ati punonte si kuzhinier në një anije në Greqi dhe ndodhej shpesh larg familjes për periudha të gjata.

Policia ka sekuestruar telefonin shënimet e lëna dhe disa sende personale, ndërsa ka nisur marrjen në pyetje të bashkëmoshatarëve dhe stafit të shkollës për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të ngjarjes. Hetuesit po ndjekin disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një ndikimi me natyrë fetare, ndonëse kjo nuk konsiderohet si pistë kryesore për momentin. Ngjarja vjen vetëm dy muaj pas vetëvrasjes së një tjetër 17-vjeçareje, Irsa Meçollari, nga e njëjta shkollë. Deri tani, policia nuk ka konstatuar ndonjë lidhje direkte mes dy rasteve, por po heton nëse ka pasur nxitje të njëjtë apo ndikime të përbashkëta.

Vehip Peçi ishte njohur më parë si një djalë aktiv dhe i komunikueshëm, me vështirësi tipike të moshës, por pa histori të bullizmit apo izolimit ekstrem nga ambienti shkollor, duke bërë që kjo tragjedi të mbetet edhe më e pashpjegueshme për komunitetin.

Ngjarja ka tronditur thellësisht familjen, shokët dhe gjithë komunitetin lokal, teksa ngre një tjetër alarm për shëndetin mendor të adoleshentëve dhe nevojën urgjente për mbështetje sistematike dhe ndërhyrje në kohë./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME