Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Levan–Vlorë, pranë fshatit Novoselë.
Raportohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një i ri, rreth 25 vjeç. Ekipi i urgjencës që mbërriti në vendngjarje konstatoi se i riu kishte ndërruar jetë në vend.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e qytetit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës.


