Categories Lajme

VIDEO\ Arrestimi i “zotit të drogës” Alket Hatia, u kap teksa merrte ushqim për pulat në Durrës

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar “zoti i drogës”, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht.

Alket Hatia, personi me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, shihet në këto pamje, teksa lëviz qetësisht, në ambientet e jashtme të hotelit, pranë parkimit të automjeteve, totalisht i pashqetësuar se mund të shihet nga njerëzit, duke marrë parasysh që ambienti privat është buzë rrugës. Pranë vetes, një qen i bardhe e ndjek nga pas.

Hatia ishte duke marrë ushqim për pulat, në këtë kovë të bardhë, siç shfaqet në video, kur krejt papritur, dhe pa e kuptuar as vetë ai, në portën hapur të hotelit, futen agjentët e policisë, civilë.

Fillimisht e përshëndesin pa rënë në sy, dhe kur sigurohen se nuk ka asnjë mjet të rrezikshëm me vete për të reaguar ndaj tyre, ndërhyjnë dhe e shoqërojnë në një automjet të bardhë që mbërrin në ambientet e hotelit menjëherë pas tyre.

Aksioni i policisë u zhvillua në orën 04.00 të mëngjesit pasi kishin marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij dhe ndërhyri herët për të shmangur edhe lëvizjet e pushuesve. Kur kuptoi se ishin agjentë të policisë, Alket Hatia bën rezistencë dhe tenton të largohet, por më kot, efektivët me forca të shtuara tashmë, e shoqërojnë në automjet.

Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burg në Itali, për trafikim të 540 kg heroinë e kokainë nga Shqipëria në shtetin fqinj, pas arrestimit në Durrës, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën.

Gjykata atje e ka dënuar në vitin 2005, por 50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri për të shmangur ekstradimin, derisa u rrëzua edhe me vendim të Kushtetueses në janar të vitit 2022.

Gjatë kësaj kohe, Hatia ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME