Categories Lajme

VIDEO/Djegia e tragetit në Korfuz, dy anijet të Forcës Detare shqiptare për shuarjen e flakëve!

Dy anije të Forcave Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë, që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes duke postuar në rrjete sociale pamjet nga misioni për të shuar zjarrin, ndërsa më tej sqaron se zjarri ka rënë jashtë ujërave tona fillimisht, por tashmë operacioni po kryhet në territorin tonë, 5 milje larg Porto Palermos.

Ndërkaq, në operacionin që po drejtohej nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e forcës tonë detare.

“Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territorial, 5 milje larg Porto Palermos. Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117. Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija”, shkruan Peleshi.

Ndër të tjera, vijon ende të dalë tym nga trageti dhe mbeten rreth 14 persona të zhdukur. Kjo është bërë e ditur nga numërimi i personave të tjerë që kishin hipur në varkat e shpëtimit. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende për të gjetur pasagjerët e zhdukur ndërsa 2 mësohet se janë bllokuar brenda anijes.

Në bordin e anijes ndodheshin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Sapo është përfshirë nga flakët, kapiteni i tragetit ka kërkuar dhe urdhëruar braktisjen e saj dhe pasagjerët hipën menjëherë mbi varkat e shpëtimit.Në vendngjarje mbërritën menjëherë tre anije të rojës bregdetare greke, rimorkiatorë dhe anije të tjera që ndodheshin pranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshjet e shiut në fshatin Bardhaj të Shkodrës, prezencë uji në dhjetëra oborre banesash

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimi i përrenjve kanë krijuar probleme pasditen e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet relacioni për Amnistinë Penale: 380 të liruar, ulen 900 dënime. Kush përfiton e kush përjashtohet

Zbardhet relacioni i projektligjit të Amnistisë Penale që u miratua ditën e sotme nga Këshilli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rënie gurësh në aksin Dhërmi-Himarë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve në aksin Dhërmi-Himarë, duke bllokuar njërin krah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skema e re për lindjet/ Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Vdis sot, se ringjallesh nesër”/ Skandali brenda shkollës në Tiranë, mësuesi predikonte Jehovain

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina…

LEXO ME SHUME