Categories Lajme

VIDEO/ Dyshohet se përfitonin makina luksoze përmes mashtrimit, arrestohet 22 vjeçari, në kërkim shoku i tij

Skema e mashtrimit e dy të rinjve në Shkodër që përfitonin makina luksoze përmes mashtrimit u zbulua nga policia e cila vuri në pranga njërin prej tyre, ndërsa shoku u tij u shpall në kërkim.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në operacionin e koduar “Skema”, u vu në pranga shtetasi E. Ç., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër.

“Nga provat e siguruara gjatë hetimit, rezultoi se shtetasit E. Ç. dhe G. Ç., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Këta shtetas, edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare”, shpjegon policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, sekuestrohen 6 automjete luksoze të tipeve të ndryshme.

Përfitonin automjete luksoze, përmes mashtrimit, duke mos u dhënë pronarëve të automjeteve, paratë për to, vihet në pranga 22-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në hetim edhe një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, me qëllim shitjen.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi E. Ç., 22 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit, rezultoi se shtetasit E. Ç. dhe G. Ç., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve (kryesisht luksoze), do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Këta shtetas, edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, për t’i shitur ato, me çmime më të larta.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasit G. Ç.

Gjithashtu, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër apelojnë për qytetarët që kanë rënë pré e mashtrimit nga këta shtetas, që të paraqiten në ambientet e Policisë, për të denoncuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME