Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda. Në Manchester, grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me Knock Out teknik.
Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës. Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.
Pas përballjes, Marku ka thënë se ai adhuron këto duele, por njerëzit po e shmangin atë.
“I dua këto luftime të mëdha, por njerëzit vazhdojnë të më shmangin”, ka thënë Marku pas fitores.
“Ben (Shalom, promovuesi i Markut dhe kreu i BOXXER), më sill Josh Taylor, Conor Benn, Kell Brook”.
“Nuk e di kë tjetër ke, por më sill dikë që mund të tregojë se çfarë mund të bëj. Unë kam dy duar dhe falë Zotit mund të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka shtuar më tej boksieri shqiptar.
Conor McGregor sparring partner Dylan Moran demolished inside a round by Florian Marku on the #SmithEubank2 card
— Ryan Cahill (@RCFights) September 2, 2023