Categories Lajme

VIDEO/ Greqi: Zjarr në Aleksandropolis, flakët djegin shtëpi dhe makina! Evakuohen 8 vendbanime

Një zjarr i madh ka rënë në Aleksandropolis mes vendbanimeve Agnantia dhe Anthia në Greqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, zjarrfikëset po bëjnë një betejë të madhe për të shuar flakët.

Momentalisht flakët po favorizohen nga i nxehti dhe erërat e forta dhe vetëm ditën e nesërme pritet që të dobësohen.

Sipas informacioneve, zjarri në Aetochori dhe fshatin Pefkë ka mbërritur në banesat e para ku janë shkaktuar dëme materiale si në shtëpi ashtu edhe në makina. Njëkohësisht pranë shtëpive zjarri ka arritur edhe në fshatin Agnadia.

Sipas kryetarit të Dhomës së Evros, Christodoulos Topsidis, dëme nga zjarri i madh kanë pësuar edhe bizneset.

Mësohet se deri më tani janë evakuar 8 vendbanime, për të shmangur pasojat në jetë njerëzore.

Kujtojmë se gjatë kësaj vere Greqia është përballur me zjarre të shumta dhe me mijëra hektarë tokë janë djegur, ku ishulli i Rodosit ka përjetuar edhe vështirësitë më të mëdha./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME