Categories Lajme

Video ho rr.or në Tiranë/ E ndoqi dhe e shtypi pastaj e go.det me shkelma

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma djalin e plagosur. Janë pikërisht këto pamjet e transmetuara mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin investigativ Stop, në Televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një video të mbërritur në redaksinë e emisionit, që siç shprehen drejtuesit e Stop është një çështje që do ta trajtojnë nga dita e nesërme. “Në 067 22 088 88 na ka ardhur një video. Pyetëm si ishte historia dhe ishte e habitshme. Në fakt sot do të shikoni vetëm një pjesë, preludin e saj, sepse detajet e zhvillimit nga nesër e pas do t’i shikoni të gjitha”,tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

Ky i fundit nga studio tregoi se shoferja e ndoqi motoçiklistin për të paktën 200 metra me qëllim që ta përplaste. Pasi e arriti, ajo e aksidentoi me makinë, por nuk u mjaftua me kaq. Gruaja, e cila siç mund të duket në pamje, shfaqet tejet e revoltuar, doli nga automjeti dhe e goditi të plagosurin me shkelm.

“Momenti që do të shikoni është një makinë që e ka ndjekur për 200 metra prapa një motor, e përplasi sepse e ndoqi pikërisht për ta përplasur… e shtriu në tokë si lopa dhe i del drejtuesja e automjetit, që ishte femër edhe i hy në shkelma në tokë drejtuesit të motorit. Vjen ambulanca, sigurisht djali nuk çohet vetë, e marrin dhe e çojnë në Spitalin e Traumës dhe kurohet për 3-4 ditë”, tha drejtuesi i Stop, Saimir Kodra.

“Çdokush në këtë moment mendon se është ndonjë aksident, jo. Automjeti ka 200 e ca metra që e ndjek nga pas. Aty është një karburant dhe djali ka vajtur pikërisht aty për t’i shpëtuar ndjekjes makabre”.

Kodra tha më tej se drejtuesja e makinës endet e lirë rrugëve të Tiranës. “Pse i japim këto pamje? Për të kuptuar ju atë se çfarë do të vazhdojmë ne nesër si emision. Që kjo drejtuese automjeti, me këtë akt me vetëdije, përplasje, shkelm e të gjitha të tjerat, sot është në mes të Tiranës dhe nuk ndenji asnjë ditë në komisariat. I vetmi që është i dëmtuar është djali, me krisje, me thyerje, motori që i është prishur, etj”.

“Nesër më gjerë dhe më gjatë gjithë kjo histori”, theksoi më tej drejtuesi i Stop. /tvklan.al

Videon mund ta ndiqni ketu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME