Categories Lajme

VIDEO / Momenti kur i dyshuar për rrëmbimin e dy personave mbërrin në gjykatë

Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në gjykatën e Fierit Albi Mëcini. Gazetarja e Klan News Anila Sefa ka siguruar videon e mbërritjes së tij, ku Mëcini shihet me pranga, me të shkurtra dhe bluzë të bardhë ndërsa shoqërohet nga efektivët.

Ai u kap në flagrancë ditën e djeshme me dy çanta brenda të cilave kishte eksploziv të montuara me celular për shpërthim në distancë. 29-vjeçari nga Kamza dyshohet se është një ndër autorët e rrëmbimit të bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.

Mëcini bashkë me një të ri tjetër dyshohet se rrëmbyen dy personat në Prill të këtij viti për llogari të një grupi kriminal. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpuntorë të tjerë të 29-vjeçarit që ishin bërë gati për të kryer një vrasje. Në kërkim janë shpallur Ervis CukaliSebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli.

Mëcini njihet dhe si miku i ngushtë i Admir Tafilit dhe është akuzuar nga Prokuroria e Korçës si bashkëpunëtor për arratisjen e Tafilit dhe 6 personave të tjerë nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 Nëntorit 2013.

Në kërkim :

1-Sebastian Lataj 28.05.1998  banues në Kodër Kamëz

2-Ervis Cukali 01.05.1998 banues në Martanesh, Mat

3-Arafat Manërkolli 20.04.1996 banues në Renzë, Dibër

Theksojmë se Mëcini është dënuar edhe më parë për dhënie ndihme ndaj 4 shtetasve për largim nga IEVP-ja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME