Categories Lajme

VIDEO/ Ngjarja e rëndë, ja momenti kur 29-vjeçarja hidhet nga ballkoni i Kishës së Shna Ndout në Laç. Roja: Erdhi me nxitim..!

Janë publikuar ditën e sotme pamjet nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Kishën e Laçit, ku një 29-vjeçare hodh nga ballkoni.

Sipas videos të publikuar në emisionin “Shqipëria Live”, kamerat e sigurisë kanë kapur të renë e cila ka qëndruar për pak kohë në oborrin e kishës, e më pas ka kaluar kangjellat e hekurit.

“Ka ardhur me një taksi ka ndaluar për disa minuta pasi ka mbërritur tek kisha e Laçit dhe ka predikuar ambientin para se të kryente aktin e hedhjes. Kamera e sigurisë ka kapur çdo moment të veprimeve të 29-vjeçares. Të paktën sipas informacioneve ajo vuan nga problemet e depresionit ose çrregullimet bipolare. Kjo është konfirmuar edhe nga disa komunikime që kam pasur me të afërmit e 29-vjeçares në qytetin e Elbasanit.

Merrte mjekim për problemet. Ajo ka ardhur e vetme, ndërsa prindërit nuk kanë qenë në dijeni se ku do të shkonte ajo. Në fakt besoj se vajza e njihte vendin për sa kohë ka marrë aksinë dhe ka shkuar. Përveçse mund të ketë qenë vetë ose ma familjarët mund të ketë shkuar në vendin e shenjtë. Ndoshta jo për të kryer veprimin e vetëvrasjes por për të kryer lutje. Sjelljet e saj kanë qenë të çuditshme pasi ka qëndruar për 10 minuta në oborrin e kishës”, deklaroi ai.

Në një lidhje direkte nga kisha e “Shna Ndout”, përgjegjësi i rojeve të sigurisë, Ben Biba ka treguar se si u përball me momentin kur e reja u hodh.

Sipas tij fillimisht ka qenë kolegu, ai i cili ka folur me 29-vjeçaren, por pavarësisht ndërhyrjes është hedhur.

“Jam staf i kishës dhe bëjmë shërbimin rreth orës gjashtë pa çerek të mëngjesit konstatuam një vajzë që që po vinte me një hap të shpejtë. Ka kaluar bordurën me hekura, më pas kolegu ka tentuar të flasë, por ajo është hedhur me mbi 20 metra lartësi. Më pas kemi lajmëruar të gjitha institucionet.

Kemi zbritur poshtë së bashku me kolegët e forcat e rendit, kemi konstatuar se ka pasur shenja jete. E kemi nxjerrë me barrelë në një terren shumë të vështiirë. Vajza ishte pa ndjenja”, u shpreh ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME