Dalin pamjet nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.
Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte.
Sherri në Shkodër, policia jep DETAJE: Një person u konfliktua me dy vëllezër! (Të tre përfunduan në spital)
Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.
Policia bëri me dije përmes një njoftimi se rreth orës 11:10, në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
