Categories Lajme

VIDEO/ Shkodër, kapen 8 automjete, gjoba 500 mijë deri në 1 milionë lekë shoferëve. Ja çfarë iu gjet

Në kuadër të planit të masave mes Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit të Mjedisit për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, po zhvillohet në Shkodër operacioni “Alpet”, i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.

Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyjeve dhe transportonin lëndë drusore.

Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.

Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nxjerrje sekreti shtetëror, lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje! Dënohet ish kreu i SHISH dhe djali i tij

Ish kreu i SHISH, Aleksandër Shulla dhe djali i tij, Pandeli Shulla janë dënuar nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Banda shqiptaro-greke e vrasjeve me pagesë për klanet mafioze, lirohet 48-vjeçari i arrestuar

Një 48-vjeçar, i skeduar nga autoritetet për aktivitetin e dyshuar kriminal, u lirua disa ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga ngjarja në Qafën e Llogarasë/ Viktima dyshohet se u vetëvra! U lye me benzinë dhe…

Detaje të reja zbardhen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

(VIDEO) Tjetër përplasje e fortë e policisë me Lapajn dhe protestuesit

Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përfshihet nga flakët në Llogara, një viktimë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Llogara. Nga informacionet e para mësohet se një…

LEXO ME SHUME