Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një market në zonën e Thethit.
Policia e Shkodrës sqaron se autori i kësaj ngjarje, 39-vjeçari Paplekaj u vu në pranga tre orë pas ngjarjes, në kushte tepër të vështira për shkak edhe të reshjeve të dendura të dëborës.
39 vjeçari Paplekaj akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Autori u filmua edhe nga kamerat e sigurisë të cilat kishin kapur momentin kur ai u afrua ne këmbë dhe me pas vendosi lenden plasëse.
Njoftimi:
Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Theth”, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 minuta, ku një person është afruar në këmbë, ka vendosur lenden plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.