Zvicra nuk po gjen dot rehat me qytetarët e saj me prejardhje shqiptare. Pas “skandalit” me Flamurin Shqiptar në ambient publik dhe atij me vënien e simboleve Kombëtare shqiptare në uniformat e tyre zvicerane, të rinjtë me prejardhje shqiptare që shërbejnë në ushtrinë e Zvicrës janë vënë serish në qendër të debatit publik në vendin ku jetojnë.
Sicc mund ta shihni në videon e mëposhtem një grup ushtarësh në një makinë këndojnë me shumë pasion këngën “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas “20minuten” është “himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe”.
Zëdhënësi i Ushtrisë Zvicerane, Daniel Rist thotë të mos ketë dijeni rreth rastit konkret. Por megjithatë ai thotë se nuk sheh ndonjë problem këtu.