Categories Lajme

VIDEO\ “Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 48-vjeçarin nga Burreli, Dario Bruçi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedim edhe për “shëruesin” 36-vjeçar nga Kosova.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit  u gjetën dhe u sekuestruan 380 fishekë luftarakë.

“Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj  bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.  Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit,  për të shëruar 33-vjeçaren. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit  u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë). Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33-vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë,  i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33-vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME