Categories Lajme

VIDEO | Vetëm 20 vjeç, “Audi” e 160 mijë euro

Autoritetet holandeze ne Roterdam kanë arrestuar një 20 vjecar shqiptar dhe sekuestruar 160 mijë euro cash nën akuzën e pastrimit të parave. Shqiptari ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës Roterdam-IJsselmonde kur befas u ndal nga policia. Policia e Roterdamit kishte rënë në gjurmët e shqiptarit rastësisht, gjatë një patrullimi rutinë. 20 vjeçari, sipas autoriteteve, kishte shfaqur sjellje jo normale, ndaj dhe policia kishte dyshuar se ai diçka fshihte. Kështu që vendosën ta ndiqnin.Nën drejtimin e një makine tip “Audi” ai u ndal në rrugën Roterdam-IJsselmonde.Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Dyshimi i tyre rezultoi i saktë. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh. Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.

Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar, gjithashtu sekuestruan makinën dhe sasinë e eurove të gjetura.Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME