Bregdeti i Vlorës ka thyer sot udhrin e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu për ndalimin e plazhit. Disa pamje nga Vlora ku shihet se qytetarët kanë nisur plazhin, për të kaluar kohën, duke marrë rreze dielli, për të shijuar temperaturat e ngrohta, edhe pse i gjithë vendi është në karantinë.
Bëhet e ditur se policia ka ndërhyrë duke i larguar nga bregdeti dhe disa prej tyre janë gjobitur.
Veliu deklaroi dje se plazhi do të jetë i ndaluar deri në një urdhër të dytë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos futen në det, ndërkohë që shtoi se në qytetet bregdetare do të vendosen postblloqe policie për të vënë në zbatim këtë urdhër.