Categories Lajme

Vijojnë hetimet për vdekjen e 43-vjeçarit shqiptar në Itali, në pranga edhe një grua

Një 30-vjeçar, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët më 8 shtator me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e kontraktorit shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç.

43-vjeçari u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.

Por me sa duket ngjarja ka marrë rrjedhë të re, pasi në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare.

Sipas medieve italiane të dy akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim.

Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.

Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa  vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME