Categories Lajme

Vijojnë tensionet në Irak, tri raketa qëllojnë ambasadën amerikane në Bagdad

Të paktën tri raketa kanë goditur ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagadad.

Një raketë ka goditur kafiterinë e ambasadës derisa dy të tjera kanë rënë në një distancë të afërt, i ka thënë një burim agjencisë së lajmeve, AFP.

Të paktën tre persona janë plagosur, kanë thënë për Reuters, disa burime të sigurisë.
Ky incident do të shënonte herën e parë në disa vjet që është plagosur stafi i ambasadës amerikane si pasojë e sulmeve të tilla.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo Shtetet e Bashkuara në të kaluarën kanë fajësuar fraksionet ushtarake të përkrahura nga Irani në Irak.

Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi e ka dënuar sulmin, duke thënë se vazhdimësia e sulmeve të ngjashme “e shtyn Irakut drejt kthimit në fushëbetejë”.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë: “Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Irakut që të përmbushë obligimet e saj për të mbrojtur hapësirat diplomatike”.

Në sulmet e fundit janë sulmuar ose ambasada, ose baza ushtarake irakiane, nëpër të cilat ka staf të angazhuar amerikan.

Iraku është përfshirë së fundmi në përshkallëzim të tensioneve që ekzistojnë mes SHBA-së dhe Iranit.

Mes tjerash edhe për shkak të vrasjes së komandantit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane më 3 janar në Bagdad.

Forcat amerikane kanë vrarë edhe liderin e grupit militant, Kataib Hezbollah, Abu Mahdi al-Muhandis, që përkrahet nga Irani.

Kleriku i fuqishëm fetar, Moqtada al-Sadr ka organizuar protesta kundër SHBA-së, me qëllim të rritjes së presionit për largim të trupave amerikane nga Iraku. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjike në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën elektriçisti në Divjakë

Një elektriçist humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Divjakë. Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjashmëria me Chris LaCivita trazoi rrjetin, Vullnet Sinaj flet për herë të parë: Nuk kam gjë me të, por…

Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar një ngjashmëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Martini do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace

Kjo ditë do të ishte plot gëzim për familjen Cani, ku djali i tyre i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Prill 2025

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të…

LEXO ME SHUME