Categories Lajme

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve urbane, Ministria e Mbojtjes dërgon 8 mjete dhe një helikopter

Helikopterët nga ajri dhe zjarrfikëset nga toka po punojnë për shuarjen e flakëve në fushën fushën e mbjetjeve në Vlorë, ku zjarri ka vijuar përgjatë gjithë natës.

Zjarri që ka rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë, ka vijuar përgjatë gjithë natës, teksa forcat zjarrfikëse ‘luftuan’ me flakët, të cilat janë shumë të vështira për tu shuar për shkak të ambjentit.

Ditën e djeshme fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët, ku tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë nisur 8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Sipas ministrisë deri më tani nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet të lartë për të neutralizuar flakët.

“8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME