2018-ta në OKB-Gjenevë u shoqërua me dhjetra aktivitete në ditë, theksoj këtu – në ditë, ku organizata të ndryshme, grupe ekspertësh nga të gjitha fushat në moshë dhe gjini, ulen ndër tavolina të rrumbullakëta, konferenca, seminare, asamble, duke negociuar, lobuar, hartuar publikuar, nenshshkruar marrëveshje mes palësh, me qëllimin e vetëm -Njeriun-, sigurimi dhe mirqënia e tij në çdo rast dhe në çdo cep të botës. Mes këtij fluksi të madh vetëm në Selinë e Kombeve (Palais des Nations) doja të përmend disa prej takimeve, ku në shumë pika lidhen edhe me Shqiptarinë.
* Si fillim doja të veçoj intensitetin e bisedimeve nga i Dërgurin i posaçëm i Sek të Përgj. Stefan De Mistura mbi luftën në Siri që pas katër vitesh përpjekje mes palësh në konflikt, intelektualë apo gra e nënash siriane dhe shtetesh në interes për një proces të vërtetë politik sipas rezolutës 2254 miratuar nga Këshilli i Sigurimit, mbylli mandatin e tij . Një mandat që edhe pse mban mbi shpatulla përvojën e luftës në Afghanistan, edhe pse janë shpëtuar 100-ra jetë nga sigurimi i disa armëpushimeve, edhe pse solli zërin e popullit Sirian në këto bisedime, përsëri deklaron me modesti se nuk është bërë asgjë para këtij konflikti 7- vjeçar, ku “fusha e betejës shumë shpesh mbizotëron mbi bisedimet e paqes” . -“Kjo është një luftë e pistë, brutale, e tmerrshme Ajo ka parë të gjitha defektet brenda Sirisë, rajonit, botës dhe deri më tani ka mbizotëruar lufta sesa vullneti i popullit sirian, uniteti sirian, stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.”- theksoi ai në takimin e fundit. Dhe pyetjet që rijnë pezull mbi ne “À do të fitohet paqja? Ne besojmë se duhet dhe mundet. Dhe a do të jetë i qëndrueshëm? Ne besojmë se mund dhe duhet.” Duke theksuar vendosmërinë e Kombeve të Bashkuara dhe rëndësinë e bashkësisë ndërkombëtare për të vazhduar përpjekjet e tyre drejt një procesi të vërtetë politik për popullin sirian, Stefan de Mistura u largua me një mirënjohje të thellë nga gjithë ata që patën fatin t’a shohin nga afër kontributin e tij.
* Puna vetmohuese e disa Organizatave humanitare gjatë 2018-ës si ajo e ushqimit WFP, migracionit IOM, réfugjatëve UNHCR, mbrojtja e. Femijëve UNICEF, apo ajo e Kryqit të Kuq dhe gjysmë hënës së kuqe IFRC në mbështetje të njerëzve në çdo fatkeqesi natyrore apo konflikt është një tjetër kontribut i pandalë. Shërbimet humanitare jo vetëm në territore të okupuara nga e gjithë bota si: Palestinë, Siri, Egjipt, Meksikë, Ukrainë, Jemen, Indi, Kongo,Mesdhe, Spanjë, Amerikë, Azi etj etj, i shohim në raportimete tyre çdo ditë. Përpjekje pa dallim kohe, ku përveç arritjeve, gëzimit të ndihmës së dhënë, mes sfidash dhe vështirësish, vjen dhimbshëm edhe lajmi për humbje punonjësish të ndihmës që shumica punojnë gati vullnetarë. Në këtë rast doja të veçoj përkushtimin e IFRC, Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që pothuajse 20 vjet pas luftës në Kosovë dhe 10 vjet pas pavarësisë së saj, vazhdon të apeloj tek nderkombëtarët për fatin e të zhdukurve. Pas konfliktit më 1999, IFRC shpalli të zhdukur gjithsej 6,057 persona, nga procesi i kërkimit është gjetur fati i 4407 njerëzve të vuajtur, asnjë përgjigje nuk është dhënë për familjet e 1,650 personave të zhdukur. Nga këta persona të pagjetur, shumica janë shqiptarë. Midis tyre ka edhe një pakicë të serbëve.Falë kësaj mbështetje, edhe këtë vit një delegacion nga Kosova, i përbërë nga përfaqësues të qevetisë, mjek specialist, gazetarë, solli para shtypit ndërkombëtar në Gjenevë kërkesat e familjarëve që kërkojnë ende sqarime për zhdukjen e të afërmve të tyre.
* Për Konferencën e parë Globale mbi Ndotjen e Ajrit dhe Shëndetin në tetor 2018,- një nismë që bashkoi Org.Bot të Shëndetësisë WHO, OB të Mjedisit, Koalicionin Klima & Ajri i Pastër, OB të Meteorologjisë (WMO), Komisionin Ekonomik të Komb. të Bashk. për Evropën (UNECE), Bankën Bot. dhe Sekretariatin e Konventës të Komb.Bashk. për Ndryshimet Klimatike, do ndalem pak më gjatë si një faktor i rëndësishëm shëndetësor edhe për Shqiperinë. Kjo Konferencë i dha mundësi udhëheqësve botërorë; ministrave të shëndetësisë, energjisë dhe mjedisit; kryebashkiakëve; kryet. të org ndërqeveritare; shkencëtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, të angazhohen për të vepruar kundër këtij kërcënimi serioz shëndetësor që vret në heshtje dhe shkurton jetën e rreth 7 milion njerëzve çdo vit. Ndotja e ajrit është një vrasës i fshehtë, u theksua gjatë konferencës,-ku nga shteti ynë ishte ftuar kryebashkiaku i Tiranës, Z Erion Veliaj Ja disa të dhëna kyçe nga konferenca që shokon çdo kënd, kur sjell në kujtesë miq,familjarë e të njohur, të ikur nga kjo jetë shpejtë, shumë shpejt… Çdo vit 3 milionë njerëz vdesin para kohe për shkak të ndotjes së ajrit në natyrë, e cila është më e rëndë në qytetet kryesore të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine,pa përjashtuar Europën. Shumica e këtyre vdekjeve janë për shkak të sulmit në zemër, goditjes, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe kancerit të mushkërive – të cilat janë gjithashtu ndër vrasësit më të mëdhenj të sëmundjes në botë sot.
Kur grimcat e vogla dhe të padukshme të ndotjes depërtojnë thellë në mushkëritë dhe qarkullimin e gjakut të njerëzve, këto ndotës toksikë grumbullohen në trup dhe përfundimisht çojnë në sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.
Në statistikat e saj OBSH e ndihmuar nga WMO vlerëson se ndotja e ajrit shkakton rreth 1 në 3 vdekje nga sëmundja kronike e frymëmarrjes dhe kanceri i mushkërive, si dhe 1 në 4 vdekje nga sulmi në zemër. Niveli i ozonit, i prodhuar nga bashkëveprimi i shumë ndotësve të ndryshëm në dritën e diellit, është gjithashtu shkak i astmës dhe sëmundjeve kronike të frymëmarrjes. ( Kur hyra në statistikat e shqipërisë, të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë ishin pothuajse 0% vdekje në vit…)
Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më kritike shëndetësore me të cilat ballafaqohemi sot. Shëndeti dhe mirëqenia DUHET të jenë prioriteti numër një në planifikimin urban. Nëse nuk ndërmendim tani, ndotja e ajrit do t’i mbytë qytetet tona dhe do t’i bëjë ato vende edhe më vdekjeprurëse për të jetuar,- tha Dr Maria Neira, Drejtore e OBSH për Departamentin e Shëndetit Publik, Përcaktuesit Mjedisorë dhe Socialë të Shëndetit, e cila edhe e drejtoi këtë konferencë në sallën e Asambleve. Disa prej udhëzimeve për përfaqësuesit në konferencë ishin :
.Meqenëse shumica e burimeve të ndotjes së ajrit në natyrë janë jashtë kontrollit të individëve, në konferencë iu bë thirrje kryetarëve të bashkive dhe liderëve të tjerë vendorë që të nxisin ndryshimin dhe të angazhohen për të luftuar faktorët e ndotjes së ajrit.Qeveritë vendore dhe ato kombëtare duhet të paraqesin politika dhe të bëjnë investime që mbështesin transportin më të pastër, strehimin efikas të energjisë, prodhimin e energjisë, industrinë dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave komunale.
.Veprimet për të trajtuar ndotjen e ajrit dhe për të zbutur ndryshimet klimatike mund të arrijnë përfitime të kombinuara dhe për rrjedhojë-më të mëdha në krahasim me koston e zbatimit të tyre. Mbajtja e ngrohjes së klimës në 1,5 gradë Celsius është e pamundur pa reduktimin e ndotësve të klimës afatshkurtër (SLCP) si metani, ozoni troposferik dhe karboni i zi. Ndryshimi i klimës dhe ndotja e ajrit janë të ndërlidhura ngushtë, kështu që reduktimi i këtyre ndotësve jo vetëm që mbron klimën por gjithashtu promovon ajrin e pastër.
Arritja e këtij qëllimi do të kursejë shpenzime të rëndësishme shëndetësore globale çdo vit. Ndikimet më të gjera ekonomike të vdekjeve të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit të ambientit kanë arritur në 5.7 trilionë dollarë në humbjet e mirëqenies, ose 4.4 për qind të GDP globale nga 2016. Trajtimi i ndotjes së ajrit kërkon përpjekje shumë-sektoriale që ndërtohen mbi sinergjitë ndërmjet shëndetit të njeriut, ndryshimeve klimatike dhe prioriteteve të rritjes.
Dhe për të arritur këtë qëllim dhe për të zgjidhur këtë krizë shëndetësore nevojitet veprim i guximshëm dhe i menjëhershëm. Në veçanti ekziston nevoja për të shmangur lëndët djegëse të pista dhe teknologjitë në transport dhe prodhimin e energjisë; për të ndaluar djegien e pakontrolluar të mbeturinave të ngurta dhe mbetjeve bujqësore; të zvogëlojë përdorimin e plehrave në bujqësi; dhe të promovojnë teknologji me lëndë djegëse të pastra dhe qytete të gjelbra, të pastra. Të gjitha vendet dhe qytetet do t’u duhet të arrijnë nivelet e udhëzimeve të OBSH për cilësinë e ajrit.
Angazhimi i përfaqësuesve në konferencë, u përcoll me shembuj, faktor studimor, pyetsore, përvojë, prezantime, debate në qëllim marrjen e vendimeve realë për një bashkësi globale të shëndetshme. Shpresoj që edhe kryetari Veliaj, (pos deklarimit në media si një arritje dhe shembull i mirë pjesëmarrja e tij në konferencë) të angazhoj realisht gjithë faktorët vendor dhe shtetëror, veçanërisht ate shëndetësorë, për zvogëlimin e barrës së sëmundjeve nga ndotja e ajrit, pa patur nevojën e zvogëlimit të shifrave për sytë e ndërkombëtarëve, por për mbarëvajtjen dhe shëndetin e familjes së tij të madhe. *2018-ta përkoi edhe me 70 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga OKB më 10 dhjetor 1948.
E përkthyer në një rekord botëror prej 500 gjuhësh, ajo ka të rrënjosur parimin se –“të gjithë qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta “, dhe me 30 artikujt e saj paraqet atë që hartuesit vizionar e përshkruan si “themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë”
Në nderim të këtij dokumenti të jashtëzakonshëm që ka lindur jashtë konfliktit dhe është përshtatur për të përjetësuar paqe të përhershme, si dhe për të parandaluar parimet e saj jetike nga baltimi, devijimi, gërryerja, në të gjitha aktivitet e OKB-së u vu në dukje -rëndësia dhe qëndrueshmëria e këtij mesazhi, – nevoja që çdo person të reflektojë e të ndjekë Deklaratën Universale edhe për 70 vjet të tjerë. Deklarata Universale është shumë më tepër se një burim frymëzimi dhe një deklaratë parimesh për çdo njëri në botë,- theksoi Sek.Gjeneral Antonio Guterres në këtë përvjetor, , sepse të drejtat e padiskutushme ekonomike, sociale, kulturore, civile dhe politike të mishëruara në këtë dokument, i përkasin të gjithëve. Gjatë shtatë dekadave, ajo u ka mundësuar grave dhe burrave në të gjitha rajonet të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të kundërshtojnë forcat e shtypjes, shfrytëzimit, diskriminimit dhe padrejtësisë. Në atë kohë, njerëzit në mbarë botën fituan liritë dhe barazinë në mënyrë progresive.
Dhe autorët e shkeljeve të tmerrshme të të drejtave të njeriut u mbajtën për të llogaritur krimet e tyre nga gjykatat ndërkombëtare. Edhe pas shtatë dekadash, kur sheh burra, gra e femijë që u mohoet totalisht e drejta e tyre njerëzore ; kur sheh tortura, vrasjet jashtëgjyqësore; kur sheh dhunë dhe diskriminim, një valë në rritje të autoritarizmit, intolerancës, ksenofobisë dhe racizmit; asnjëherë nuk është vonë. Ka ende rrugë të gjatë për t’u bërë- theksoi përsëri Sek Gjeneral . Le të mbajmë dritën e këtij dokumenti të rëndësishëm në mënyrë që të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve në rrugën e paqes, dinjitetit, sigurisë.
Agjenda e Zhvillimit të Qëndrueshëm – promovuar nga OKB, e cila synon të heqë miliona nga varfëria dhe t’u mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre të patjetërsueshme – kanë në thelbin dhe themelin e saj, të drejtat e njeriut Paqja e përhershme dhe zhvillimi i qëndrueshëm përfshirës nuk mund të arrihen kurrë pa respektimin e plotë të të drejtave të njeriut. -Ndaj , le të mos reflektojmë vetëm për rëndësinë e vazhdueshme të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, le të flasim hapur dhe të ngrihemi/ cohemi për të drejtat e njeriut kudo,- e mbylli Guterres këtë përvjetor.
