Categories Lajme

Viti 2026 nis me stuhi dimërore, sinoptikania: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe.

Sinoptikania Lajda Porja tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta. Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë. Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar,  futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan. Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu.”, tha ajo.

Sa i takon muajit janar, Porja tha se do të jetë me një mot të paqëndrueshmë, ku do të ketë temperatura ekstreme të të ftohtit, reshje shiu dhe dëbore, erë të fortë dhe shumë pak ditë me diell.

“Parashikohet deri në datën 15 janar moti të jetë shumë i paqëndrueshëm, pritet të ketë shi, erë dhe dëborë. Janari do të jetë një muaj i ftohtë, një muaj tipik dimri ndryshe nga dhjetori. Parashikohet që reshjet të jenë shumë më prezente. Do të jetë i pasur dhe mjaft i bollshëm edhe me reshje shiu, por edhe reshje dëbore. Gjatë kësaj kohe, do të ketë ndonjë ditë që do të ketë ndërprerje të reshjeve, pak diell. Pothuajse 15 ditëshi i parë i janarit do të jetë i paqëndrueshëm. Në datën 7 do të depërtojnë përsëri një masë e ftohtë, e cila do të qëndrojë pak më gjatë dhe do të sjellë sërish temperatura të ulëta. Janari do të jetë muaji më i ftohtë i dimrit.”, pohoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sa kushton tryeza e fundvitit dhe dhuratat në Shqipëri?

Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare, e cila tradicionalisht shoqërohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në 2026 hiqen tarifat roaming/ Shqiptarët të përdorin telefonin në BE pa kosto shtesë

Shqipëria po bëhet gati për heqjen e tarifave Roaming me vendet e Bashkimit Europian. Ministria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nata e ndërrimit të viteve, vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Fshihej në Shqipëri, i kërkuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 35-vjeçari! E pëson edhe shoferi me të cilin ai ishte në makinë

Një 35-vjeçar me dy identitete është arrestuar në Rrëshen për llogari të autoriteteve italiane. Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Garantuan rendin gjatë sezonit turistik, punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë

Punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë…

LEXO ME SHUME