Categories Lajme

Vizitë në fshatin e dënuar nga bashkia e Tiranës

Belind Këlliçi ka shkuar sot në një fshat të dënuar nga bashkia e Tiranës, të ndëshkuar, duke e lënë pa rrugë, pa ujë, pa drita dhe pa fonde për rindërtimin e shtëpive. Është fshati Haskolaj, që mbulohet nga njësia administrative e Ndroqit.

“Banorët në këtë zonë janë pa një rrugë të asfaltuar, – tha Këlliçi. –  Bashkia e Tiranës i shpërfill sepse janë demokratë te deklaruar. A thua se është e jashtëligjshme të kesh bindje të tjera politike! I kanë dënuar. Nuk u japin ujë e drita. Sakaq qeveria ka dhënë 1.7 milionë lekë të vjetra për dëmet nga tërmeti. Asgjë në krahasim me dëmet reale që kanë pësuar. Shumë familje vuajnë nga pamundësia për t’u ushqyer.”

“Ata duan punë jo lëmoshë, – përcolli Këlliçi, mesazhin për këta fermerë të varfër. Shqipëria është në shtëpinë tuaj, në ekonominë tuaj familjare, në çmimet e frutave-perimeve, në listat e borxheve tek ushqimorja e lagjes; Shqipëria është rruga e lagjes suaj, Shqipëria është aty ku banoni ju e jo në televizor. Më 25 prill duhet të nxjerrim Shqipërinë nga balta! Vetëm ne mund ta bëjmë! Të gjithë bashkë!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, reagon AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira!

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor…

LEXO ME SHUME