Categories Lajme

Vlonjatët dynden në markete, banka e dyqane. Furnizim për tre ditë

Në pritje të shtetrrethimit të fundjavës që këtë javë fillon që sot në orën 17:30 e përfundon të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, vlonjatet i janë drejtuar që herët në mëngjes dyqaneve ushqimore, marketeve dhe tregjeve të fruta-perimeve për të bërë furnizimin tre ditor. Të gjitha marketet e qytetit ka pasur radhë të gjata, duke respektuar distancën e përcaktuar dhe masat mbrojtëse.

Të shumtë kanë qenë edhe sot banorët që i janë drejtuar bankave për të tërhequr lekë për kryerjen e blerjeve të tyre familjare, ndërkohë që radhë të gjata janë shënuar edhe në sportel të pagesës së faturave të ujit dhe dritave.

Ndërkohë, me gjithë gjobat e vendosura nga policia ditët e fundit, beratasit dhe sidomos të rinjtë nuk po ndërgjegjësohen ende për gjendjen e rënduar që po kalon vendi ynë nga përhapja e virusit Covid-19 dhe po shëtisin çdo ditë në Lungomare Vlore. Mësohet se që prej mëngjesit të sotëm janë gjobitur disa persona, kryesisht të rinj që nuk kishin leje për dalje nga banesat dhe që vijonin xhirot e tyre të përditshme. Edhe në akset rrugore të qytetit ka pasur prezencë të shtuar të efektivëve të policisë që po bëjnë kontrollin e mjeteve dhe qytetarëve, nëse kanë leje për të dalë nga banesat apo jo.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME