Sot Vlora do të jetë më e bukur se kurrë, për shkak se në rrugët e saj do të jenë fëmijët deri në moshën 10 vjeç. Kjo e diel, njëjtë si e kaluara, u dedikohet atyre, të cilët do të kenë mundësi që të shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra, të luajnë në park , apo nga deti ne lungomare, pas një jave të mbyllur në shtëpi, si një masë mbrojtëse për t’i ruajtur nga COVID-19. Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Pas orën 11:00 do të duhet të rikthehen në shtëpi, pasi fillon ora policore e cila përfundon të hënën 05:00 të mëngjesit. Dita e djeshme (e shtuna) ishte dita e pensionistëve, të cilët duke respektuar rregullat, me maska e doreza dhe dy e nga dy kanë dalë nga shtëpia dhe nisur nga fakti që janë më të rrezikuarit nga ky virus, u shprehen se e kanë të mjaftueshme të dalin një herë në javë. Për të pritur fëmijët, ditën e djeshme.Edhe javën e kaluar kishte disa persona të cilët thyen rregullat, por sot numri i tyre duket i shtuar. Kjo do të thotë se burrat nuk e kanë marrë parasysh udhëzimin e Ramës për të qëndruar në shtëpi dhe për të bërë punët. “Nuk më shqetëson shumë fakti që ka shumë njerëz. tani ne kemi mbetur mbyllur dhe këtë të dielën mezi e presim. Unë dal çdo ditë, por fëmijët vetëm të dielën e kaluar kanë dalë,”-shprehet një nënë me dy fëmijë. “Është pak shqetësuese se nuk duhet të ketë. Fasha e orarit duket të jetë pak më e gjatë,”-shprehet një zonjë në lungomare.