Categories Lajme

Vlorë/Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë

DVP Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e m unicionit”, shtetasin Dh. M., 62 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh, krehra, fishekëmbajtës, ndezësa të granatave luftarake dhe granata lu ftarake. Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi L. Q., 38 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin O. H., 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin A. C., 54 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin E. Sh., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar nga pika e kontrollit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME