Nisin reshjet e dëborës në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Rreshjet kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa raportohet për vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Policia u apelon drejtuesve që të përdorin zinxhirët në ngjitje dhe zbritje të Llogarasë për shkak të prezencës së dëborës në rrugë e cila mund të bëhet shkak për aksidente të mundshme rrugore.
Mësohet gjithashtu se reshje dëbore pritet të ketë edhe në zona të tjera të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje. Zona këto të cilat do festojnë ndërrimin e viteve nën petkun e bardhë të dëborës.