Categories Lajme

Vodhën në banesë sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohen dy motrat e mitura

Dy motra të moshës 12 dhe 16 vjeç janë ndaluar nga policia italiane, pasi kanë vjedhur në një banesë çanta luksoze, stoli dhe ora me vlerë rreth 500 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjes në Monza. Pronari i shtëpisë, i cili njoftoi Policinë, i ndoqi të miturat hajdute në rrugë pasi vuri re vjedhjen. Vjedhja kishte ndodhur disa minuta më parë, ndërsa burri dhe gruaja e tij ishin jashtë për të përfunduar blerjet e tyre të fundit për Krishtlindje.

Kur burri u kthye në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se apartamenti i tij ishte vjedhur. Duke parë nga dritarja, ai pa dy vajza të vogla që po largoheshin me çantat firmato të gruas së tij në krahë dhe vendosi t’i ndiqte ato. Sapo arriti në rrugë ai bërtiti duke iu kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe dikush mbërriti tek ai, thirri 112 dhe më pas e ndihmoi të ndalonte dy vajzat hajdute.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën dy të miturat, të dy me origjinë sllave, të ulura në trotuar me të zotin e shtëpisë dhe një fqinj që qëndronte përballë tyre. Burri ka shpjeguar se i kishte parë nga dritarja teksa po largoheshin me disa çanta me vlerë në duar, të cilat i përkisnin bashkëshortes së tij dhe se ia doli t’i ndalonte falë ndërhyrjes së një banori tjetër të zonës.

Në çantat e vjedhura vajzat kishin fshehur u gjetën bizhuteri dhe ora luksoze, ndërsa tek të dy motrat oficerët gjetën kaçavida dhe gërshërë, si dhe një copë plastikë të marrë nga një shishe shampo, e përdorur për të shkatërruar bravën e shtëpisë.

16-vjeçarja, e cili kishte disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2018, u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në CPA në Genova. Motra e vogël, pa precedentë penalë, për shkak të moshës së saj të re, iu besua avokatit të familjes që ndodhet në Francë, i cili mbërriti në Itali, orët e fundit për ta marrë në paraburgim. Dy motrat prej disa kohësh jetonin vetëm në Itali, të besuara te të njohurit dhe gati për të lëvizur nga një vend në tjetrin pa asnjë mbikëqyrje të rrituri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME