Categories Lajme

Vodhi një çantë me para dhe dokumente në një makinë në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar nga Fier është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë me një sasi të konsiderueshme parash dhe dokumente, në një automjet.

Ngjarja ka ndodhur më datën 9 shtator në rrugën “Butrinti” Sarandë, ku shtetasi E.V vodhi 450 mijë lekë të reja, 2 mijë euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policise: Sarandë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Cash”, për zbardhjen e një vjedhjeje.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar që dyshohet se ka vjedhur në një automjet, një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente.

Në vijim të punës për parandalimim e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura në parë, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit Sarandë organizuan operacionin policor të koduar “Cash”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • E. V., 46 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 09.09.2023, në rrugën “Butrinti”, ka vjedhur në një automjet, një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME