Categories Lajme

Vorë, arrestohet 48-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar i cili shiste kokainë në doza në zonën e Vorës. Ndërkohë gjithashtu është arrestuar edhe një 41-vjeçar, pasgjer në makinën që po lëvizte 48-vjeçari.

Ky i fundit u ndalua nga uniformat blu në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”. Gjatë kontrollit në automjet efektivët gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike dhe 2 peshore elektronike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe të mbështetura nga informacione se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e Vorës, vijuan kontrollet me fokus identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;

– R. K., 41 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjer shtetasin R. K. Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të banesës së 48-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike”, informoi sot policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Sh. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME