Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Austri, ish-bashkëshorti pranon krimin

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari ka pranuar vrasjen dhe ndodhet në paraburgim.

Krimi i rëndë ndodhi në Austri. Gruaja u gjet pa shenja jete në kopshtin e shtëpisë së saj me plagë nga thika dhe arma e zjarri

39-vjeçarja nga Kosova Zoja Oroshi, ka pasur konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin e saj. Sherri mes tyre siç raportojnë mediat në Kosovë, ka ardhur si pasojë e problemeve familjare, por pa dhënë shumë detaje.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas austriak 47-vjeçar, me origjinë nga Kosova, dyshohet se ka vrarë gruan e tij më 5 prill 2026, në Soss, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri dhe thikë.

I akuzuari ka pranuar krimin dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese Wiener Neustadt. Një urdhër paraburgimi është kërkuar tashmë. Hetimi policor vazhdon, ndërsa problemet familjare midis autorit dhe viktimës po shqyrtohen si motiv i mundshëm”, thuhet në reagimin zyrtar.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin në liqenin e Paskuqanit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një djalë 12-vjeçar, Matteo Brandimarti, ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gabimi e nxori zbuluar, arrestohet në Barcelonë shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Një trafikant shqiptar droge që fshihej në Barcelonë mendonte se i kishte shpëtuar drejtësisë italiane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të Fierit. Një automjet pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në…

LEXO ME SHUME