Categories Lajme

Vrasja e Elson Kalaverit në Itali për hakmarrje, arrestohen dy shqiptarë dhe tre italianë

Dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar nga autoritetet italiane për vrasjen e Elson Kalaverit, ngjarje e ndodhur në Gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano në Pisa. Siç shkruajnë mediat italiane, vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait.

“Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri”, shkruan Today.

Arrestimet janë kryer mëngjesin e kësaj të premteje në Castelnuovo Val di Cecina (një fshat në Pisa), Napoli, Casoria (një fshat në Napoli), Pescara dhe Shqipëri. Autoritetet italiane thonë se ata janë përgjegjës, në role të ndryshme, për vrasjen me paramendim të Elson Kalaverit.

Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni” dhe erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara nga Karabinierët dhe Prokuroria në Pisa. Nga verifikimet u zbulua se vrasja ishte porositur nga Shkëlzen Xhelal Keçi, 41 vjeç, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak. Ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar ka dhënë informacion mbi vendndodhjen e Kalaverit.

Elson Kalaveri, 36 vjeç nga Thumana, jetonte në provincën e Sienas. Ai u vra më 18 Gusht 2022 në një atentat mafioz pranë Sasso Pisano. Shqiptari po udhëtonte me një makinën e tij, por si pasagjer, kur u ndalua nga një mjet tjetër.

Në këtë moment vrasësit qëlluan të paktën 15 herë mbi të. Shoferi i makinës ku udhëtonte Kalaveri, një tjetër shqiptar, nuk mori dëmtime. Ai shkoi menjëherë në fshat dhe kërkoi ndihmë. Bashkatdhetarë të tjerë të Kalaverit tentuan t’i japin ndihmën e parë, por ai humbi jetën.

Kalaveri është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Mbi të gjitha ai ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2014, kur brenda komisariatit të policisë në Mamurras plagosi rëndë Gent Keçin.

“Në Shqipëri, ai u arrestua në vitin 2014 për vrasjen e fqinjit, por mbrojti veten duke thënë se kishte vepruar për vetëmbrojtje”, raportoi media italiane Today.

Viktima ka pasur edhe precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME