Categories Lajme

Vrasja e Gjin Ndojit, GJKKO miraton kërkesën e avokatëve të Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrovic për provat!

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shtetasve Behar Bajroviç e Edmon Preka, të akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, GJKKO ka pranuar kërkesat e avokatëve lidhur me provat që do të përfshihen në shqyrtimin gjyqësor.

Mes tyre është edhe dërgimi i një letërporosie të re në Francë, për të sqaruar burimin e të dhënave të SKY ECC.

Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën e mbrojtjes që të merret si provë një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze, i cili në vitin 2019 nuk ka lejuar përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.

Ndërkohë, në seancën e ardhshme pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Mes tyre është edhe shtetasi Jozi Kraja, i njohur ndryshe si Ndoj, vëllai i viktimës, i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra në kuadër të dosjes “Revanshi”, si dhe e dashura e viktimës.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME