Categories Lajme

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ish-kreu i Apelit Alaudin Malaj: Të rikthehen efektivat blu në gjykata

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë javë në institucionin që ai ka drejtuar, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. 

Duke iu referuar viteve kur drejtonte Apelin në Tiranë, Malaj tha se prezenca e forcave të policisë së shtetit në gjykata ka bërë që ngjarje të tilla të përjashtohen. 

“Ishte shok i madh për mua, të vritet në sallën e gjyqit është edhe më e rëndë. Nga viti 1993-2022 s’ka ndodhur asnjëherë ngjarje e tillë. 

Masat e sigurisë kanë qenë absolutisht më të rrepta. Ka pasur koordinim më të mirë me policinë”, tha ish-kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj. 

Alaudin Malaj: Ishte shok i madh për mua, të vritet në sallën e gjyqit është edhe më e rëndë. Nga viti 1993-2022 ska ndodhur asnjëherë ngjarje e tillë. 

Masat e sigurisë kanë qenë absolutisht më të rrepta. Ka pasur koordinim më të mirë me policinë. 

Ne kishim prezent punonjës të policisë së shtetit, kishim lidhje me njerëzit më të lartë të ministrisë së Brendshme. Ishte e padiskutueshme që grupet ishin në dispozicion të gjyqtarëve. Jo si sot që marrim 129. 

I vetmi cedim që e kemi dhe sot, që punonjësi i policisë nuk është prezent. Njerëzit kanë frikë policin pasi përfaqëson shtetin. Punonjësit e security ruajnë godinën jo gjyqtarin, 

Shmangia e policisë nga gjykatat përbëjnë problemin më të madh. 

Kishte nga një policë në cdo gjykatë. Një gjykatë Apeli sot nuk ka policë. Thirrje kryeministrit të vendosin policinë në gjykata. Të rikthehen forcat e policisë në mbrojtje të gjyqtarëve, jo vetëm 1 por dhe 2 e 3. 

Në kohën tonë, vec policit, kishte dhe punonjës të gjykatës, ishin të gjithë me detektor dore, rrinin në korridoret e gjykatës, por sot mund të funksionojë detektori i portës së jashtme. 

Rindërtimi i sallës së gjyqit, ato që kemi bërë në 2013, sistemi audio video, gjykata e Apelit është e monitoruar me sallat e gjyqit. Kushdo të vijë e të bëjë një veprim të nxituar, do të shohë që ka kamera kudo. Dhe salla e publikut është e veçuar nga gjykata. Nuk kishte asnjë shans që mund të ndodhte kjo vrasje. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME