Policia greke dyshon se vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj është kryer me pagesë. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar është një 28-vjeçar grek, i njohur për përfshirje në vrasje me porosi. Hetimet tregojnë se i njëjti person është autori edhe i ekzekutimit të 47-vjeçarit Artur Bashimi, i cili u vra më 18 gusht 2025 në zonën Agio Panteleimona të Athinës, me armë zjarri.
Artur Bashimi, me origjinë nga Gjirokastra dhe ish i dënuar për vjedhje, dyshohet se u vra për motive hakmarrjeje. Sipas policisë, ekzekutimi i tij lidhet me aktivitetin kriminal të vëllait, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e komisar Artan Cukut.
Autoritetet greke dyshojnë se edhe vrasja e Jani Aliajt është porositur nga jashtë burgut dhe është kryer kundrejt pagesës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
