Categories Lajme

Vrasja e vëllezërve Bilali/ Gjykata e Shkodrës dënon me 7 vjet burg Arsen Stojkun

Prokuroria kerkon 35 vite burg per vrasjen e vëllezërve Bilali, Gjykata e Shkodrës e denon vetem me 7 vite

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 7 vite burg të pandehurin Arsen Stojku, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali disa vite më parë. Për këtë të pandehur, organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me 35 vite burg, mirëpo trupa gjykuese ka dhënë një vendim më të ulët nga ai i kërkuar.

Arsen Stojku dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit Ibrahim Lici në vrasjen e dy vëllezërve shkodranë, ngjarje e cila ka tronditur vendin në atë kohë.

Vendimi i dhënë ndaj Stojkut, është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër.

Kujtojmë që Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në derën e shtëpisë, në vitin 2019. Ndaj tyre janë derdhur dhjetëra plumba, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kiras”. Vellezerit Bilali kanë qenë të njohur për sportin e hipizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME