Categories Lajme

Vrasja e vëllezërve Haxhia, dëshmon Henrik Hoxhaj: Objektiv ishte Besmiri, Viktori i doli para

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Henrik Hoxhaj dha këtë të të martë dëshminë e tij për dy vrasje të ndodhura në Mars dhe në Prill të 2020. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, i pranishëm edhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas asaj që raporton gazetarja Glidona Daci, që përcjell edhe dëshminë e Hoxhajt, ai rrëfeu dinamikën e vrasjes së vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, më 27 Prill 2020 në Durrës. Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se objektiv i këtij atentati ishte Besmiri, por në momentin që hapën zjarr, Viktori doli para për ta mbrojtur.

Si i takon vrasjes tjetër të dyfishtë, atë të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, më 2 Mars 2020, Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se Nuredin Dumani i kishte premtuar 60 mijë euro, por kishte marrë vetëm 35 mijë, pasi pjesën tjetër e mori Elio Bitri.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar.

Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne, por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”.

Seanca e sotme ndaj 4 të pandehurve Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës u shty. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Divës dhe Xhixhës. Ata kërkuan kohë sepse duan që të krahasojnë dëshminë e Henrik Hoxhajt të dhënë ditën e sotme përballë gjykatës me atë që ka dhënë në prokurori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME