Categories Lajme

Vrasja zbulohet pas 14 vitesh/ Kush është “Paçuku” që ekzekutoi “Dodën”, shefin e anti-drogës në Elbasan?

Pas 14 vite nga vrasja e Roland Rexhepit alias “Doda”, ish-shefit të sektorit të narkotikëve në Policinë e Elbasanit, prokuroria e këtij qyteti ka zbuluar një person të 3-të, që ka marë pjesë në krimin e rëndë të ndodhur në 22 korrik 2009.

Ai është i riu Florind Shabani i njohur në Elbasan me nofkën “Paçuku”, ndaj të cilit tashmë është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe dosja kundër tij është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Elbasanit.

Identifikimi i autorit të tretë, Florind Shabani, si pjesëmarës në vrasjen e Roland Rexhepit, është kryer përmes një analize ADN-je.

Një profil gjaku i Shabanit u zbulua nga policia kriminale në një maskë të gjendur brenda një furgoni të bardhë tip “Reneault”, ku autorët e krimit kishin qëndruar në pritje të Roland Rexhepit.

Po brenda furgonit janë gjendur 7 bishta cigaresh ku në dy prej tyre dallohen mbishkrimet e markave të duhanit. ADN-ja e Florind Shabanit, ka dalë edhe në njërin nga bishtat e cigareve, gjë që tregon se ai ka qënë pjesë e grupit të vrasjes së Roland Rexhepit.

Por përmes analizimit të ADN-ve në bishtat e cigareve të tjera dhe fijeve të flokut të gjetura në një maskë tjetër, e zbuluar shumë pranë hedhjes së automatikut, në 2009 policia e Elbasanit identifikoi dy prej autorëve pjesëmarës në këtë krim.

Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, u arrestuan më herët në 2009 dhe dënuan në vitin 2012 nga gjykata e Elbasanit, përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim dhe aktualisht vijojnë të qëndrojnë në burg.

Ndërsa Florind Shabani alias “Paçuku” është lokalizuar dhe arrestuar në burgun “Augsburg-Gabligen” në Gjermani, ku vuante një dënim për akuzën e “Kryerjes së Marëdhënies seksuale me dhunë”.

Tashmë ai është ekstraduar nga Gjermani dhe do përballet në gjykatë për akuzën e vrasjes. Sipas prokurorisë vrasja e “Dodës”, rezulton të jetë pasojë e përplasjes mes 2 familjeve, Çapja dhe Mema në Elbasan.

Dy vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë Roland Rexhepit, në 30 dhjetor 2011, vritet në Elbasan në një atentat vëllai i tij, Ilir Rexhepi.

Për këtë krim është identifikuar si autor Mihal alias Geni Toshi, i cili ka bashkëpunuar me një tjetër person nga Korça me A. Çollaku.

Por për shkak se brenda furgonit janë gjendur bishta cigare me ADN të ndryshme dhe profile gjurmësh të tjera, prokuroria ka kryer ekspertimi daktiloskopik krahasues me një rreth të gjërë personash.

Në dosje thuhet se gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me gjurmët e shtetasve Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Agron Çapja, Enver Çapja, Bledar Muça, Sajmir Bako, Fatjon Hasa, Elvis Fetahu, Elis Killa, Dritan Hida, Alban Balliu, Dritan Myrta, Sajmir Osmani, Hysen Tafa, Viktor Tafa, Aurel Boçi. Por asnjërit prej tyre nuk rezultuan gjurmët e njëjta të gjendura në furgonin tip “Renault”. (Ora News)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME