Categories Lajme

Vrau gruan dhe e hodhi në një gropë të ujërave të zeza, del fotoja e autorit, nëna e viktimës: E priti sa u kthye nga puna dhe…

Del fotoja e Gjergji Mullallit, autori i vrasjes se gruas së tij 46-vjeçares, Luiza Mullalli.

Pasi e ka vrarë, ai e ka hedhur trupin në një gropë të ujërave të zeza. Ndërkohë çifti siç u raportua dhe më herët ishin në një proces divorci dhe kanë pasur probleme mes tyre. Nëna e viktimës tregoi se vajza e saj ka pasur një jetë të vështirë, dhe se burri i saj ishte edhe i alkoolizuar.

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Maliq, ende nuk është zgjidhur. Sakaq, deri më tani dyshohet se vrasës i 46-vjeçares të gjendur në ujërat e zeza, është bashkëshorti i saj.

Autori, Gjergji Mullalli, punonte në ndërtim, ndërsa viktima në rrobaqepësi në Korçë.

Sipas familjarëve të viktimës autori konsumonte shpesh alkool.

Mësohet se 46-vjeçarja, Luiza Mullalli, ka qenë me urdhër mbrojtje që prej muajit nëntor dhe në proces divorci.

Në një gjendje të rëndë, mamaja e viktimës, e cila dëgjohet teksa vajton në praninë e policëve, ka mundur të tregojë disa informacione rreth së bijës. E ëma e 46-vjeçares, ka rrëfyer se bashkëshorti nuk jetonte me Luizën, e cila ndryshe nga ditët e tjera, nuk e ka telefonuar të ëmën.

Ajo shprehet, se trupin e ka gjetur policia, ndërsa mësohet se çifti ka pasur dy fëmijë, që nuk jetonin me ta.

Mamaja e 46-vjeçares: Krimineli që erdhi prej Amerikës… Vajza ishte në punë, në Korçë, më merrte gjithmonë në telefon, sot nuk mori. Më morën vajzat e tjera nga Greqia, na lajmëruan ato. Vajza ishte me urdhër mbrojtje. Ai nuk vinte jetonte te e ëma. Në ballkonin lart, ishte një çarçaf dhe i thoja këtyre, këtu e ka hequr çupën. Ka qenë me shokë. Kishin probleme me njëri-tjetrin. Njëra është te vajza tjetër në Greqi, një e martuar. As fëmijët e vetë nuk donte ai. Kërkova nuk e gjeta çupën, e gjetën policët. Kunata që ka ardhur nga Amerika, ka paguar kriminelë dhe më vrau çupën.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, Gjergji Mullalli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME