Categories Lajme

Vritet 22-vjeçari shqiptar në Londër, policia britanike ende pa përgjigje për motivet dhe autorin

Një 22-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë me thikë gjatë një sherri të ndodhur në rrugë, në veri të Londrës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e shkuar. Kështu, siç raportojnë mediat britanike, ai është identifikuar si Emiliano Hasanpapaj.

Vrasja ndodhi në Berkshire Gardens në Palmers Green, Enfield rreth orës 23:50 të 11 Korrikut. I riu shqiptar u godit me thikë pas një sherri të ndodhur mes disa personave, për shkaqe momentalisht të panjohura.

Një zëdhënës i policisë londineze tha se familjarëve të 22-vjeçarit po u ofrohej mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet arrestuan një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, megjithatë ai u la në liri me kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME