Ylli i muzikës rock Eddie Van Halen ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Kitaristi dhe bashkëthemeluesi i grupit të njohur në vitet ’80, u nda nga jeta pasi humbi betejën me kancerin pas më shumë se një dekade. Eddi kishte pasur një përkeqësim të shëndetit në 72 orët e fundit, pasi kanceri po i përhapej në disa pjesë të trupit. Val Halen kishte thënë vazhdimisht se mendonte se u sëmur nga kanceri për shkak se mbante kitarën metalike në fyt por edhe sepse kishte qenë duhanpirës prej vitesh.
Ylli i njohur i rokut humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare
