Categories Lajme

Zagori, vijon gjuetia ndaj derrit të egër (Video)

Gjuetia e paligjshme po shfaros një pjesë të faunës në Parkun Natyror të Zagorisë. Banorët e zonës raportojnë për të shtëna të përditshme në të gjithë krahinën. Me një sipërfaqe prej 24.600 hektarë, të ndarë në dy zona me prioritet të diferencuar, statusi i Parkut Natyror iu dha Zagorisë 6 muaj më parë, për të garantuar mbrojtjen e pasurisë së florës dhe faunës së zonës dhe orientimin e krahinës drejt ekoturizmit.

Agjencia e Zonave të Mbrojtura e konfirmon praninë e gjuetarëve të pagjishëm, ndërsa inkurajon banorët të denoncojnë, sidomos gjuetinë gjatë natës. Specia më e goditur për periudhën mbetet derri i egër, por banorët flasin edhe për gjuetinë e kaprollit, thëllëzës dhe lepurit.

Drejtuesi i agjencisë, Gligor Dushi thotë se zona po patrullohet përveçse nga rojtarët, edhe prej Policisë së Rendit, por moratoriumi nuk po respektohet.

Prania e madhe e armëve të gjuetisë me leje në të gjithë territorin e qarkut është duke e sfiduar moratoriumin e gjuetisë. AZM mundet vetëm të padisë gjuetarë, që kapen në kushtet e flagrancës me gjah të vrarë, ndërsa qarkullimi me armë gjahu në këtë territor nuk është akt i kundërligjshëm.

Tashmë shpresohet që përmes kamerave “kurth” që po instalohen në shumë pika të parkut, të gjurmohen përveç faunës së egër, edhe gjuetarët e paligjshëm.

Shoqata “Zagoria” iu është drejtuar autoriteteve disa herë gjatë javëve të fundit, që të marrin masa për të shpëtuar faunën e rrallë të zonës nga një sulm periodik. Banorët flasin edhe për kërcënime që po vijnë nga grupet dominuese të gjahtarëve për të heshtur mbi situatën./Tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME